
KORÇË- Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Drenovë të Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, kur persona të armatosur kanë hyrë brenda një minimarketit dhe kanë kërcënuar pronarin, Demirali Bylykbashin. Ky i fundit nuk u ka bërë rezistencë grabitësve që e kërcënonin me një pushke, duke u dhënë paratë që kishte grumbulluar. Por ende nuk dihet shuma që kanë grabitur. Pa iku, grabitësit kanë marrë edhe disa paketa me cigare dhe janë larguar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e kësaj grabitjeje, ndërkohë që forca të tjera janë duke krehur gjithë zonën për gjetjen e autorëve.
Korçë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë, Korçë, dy persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, kanë hyrë në dyqanin ushqimor të shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare dhe më pas janë larguar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./ZËRI