Aktualitet

Shkoi për të peshkuar me të vëllanë dhe një shok, bie nga varka dhe zhduket 40-vjeçari

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, 40-vjeçari, i identifikuar me inicialet A.N., ka rrëshqitur nga varka dhe e më pas e ka marrë rryma.

k.m.
Shkoi për të peshkuar me të vëllanë dhe një shok,
Foto ilustruese

DURRËS- Një 40-vjeçar, teksa ka qenë duke peshkuar në Porto Romano, me vëllain dhe një person tjetër, ka rrëshqitur dhe ka rënë në det. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, 40-vjeçari, i identifikuar si Aurel Ndoni, ka rrëshqitur nga varka dhe e më pas e ka marrë rryma. Pas lajmërimit, menjëherë kanë nisur kërkimet nga polumbarët e RENEA-s për gjetjen e trupit të 40-vjeçarit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. N., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. N. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat./ZËRI

Poll

MOS HUMB