
TIRANË- Lajmi për nëntë masat e sigurisë që u lëshuan nga Prokuroria e Tiranës për përfaqësuesit e institucioneve mikrofinanciare dhe përmbaruesit privatë ishte sinjali i parë që drejtësia shqiptare ka nisur të veprojë mbi skandalin e mikrokredive.
Por, ajo që u vu re ishte një mangësi e madhe e emrave të institucioneve që kanë zhvatur prej vitesh qytetarët shqiptarë.
Elda Ibro, Andis Gjoka, Olsi Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi, Alban Kote, Aldo Daka, Edmond Mato, Roland Deda, Jordisa Dervishi, Alketa Sali Goxha, Albert Geea, Kejda Seferi, Mariela Basha, Besmir Barxhani, Saimir Hajdari, Bashkim Xhafa, Florian Beqaraj, ishin emrat e cituar si përfaqësues të institucioneve Micro Credit Albania, ADCA, Zig, FS, FLASH, që sipas Prokurorisë kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra.
Por, ky zgjim duket se çalon diku! Në listën e kompanive mungon Tranzit, gjithashtu një emër i denoncuar jo vetëm nga qytetarë, por edhe nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2017, kur ky dikaster drejtohej nga Etilda Gjonaj.
Cili është Tranzit Shpk?
Tranzit SHPK është themeluar në vitin 2009 dhe aktualisht Seljan Kodra, por përfaqësues i ortakëve është Andi Ballta, një emër jo i panjohur, pasi Ballta është Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve (ABI Bank).
Cilët janë ortakët?
Në qendrën Kombëtare të Biznesit 9QKR) REZULTON SE Tranzit ka tre ortakë, NCH Balkan Fund, LP; Moscopole INC, i regjistruar në Delaëare, SHBA, me seli në Neë York dhe NEË CENTURY HOLDINGS XI, L.P.
Ndryshe nga Moscopole INC, NCH Balkan Fund, LP dhe NEË CENTURY HOLDINGS XI, L.P., janë të regjistruara në ishujt Kajman dhe nuk kaasnjë të dhënë për to. Andi Ballta është gjithashtu zotërues i 100% të kapitalit të shoqerisë MOSCOPOLE INC
Ajo që dimë, sipas të dhënave zyrtare në QKR është ndarja në përqindje. Moscopole zotëron 80% të aksioneve të Tranzit, ndërsa NCH Balkan Fund, LP dhe NEË CENTURY HOLDINGS XI, L.P., nga 10% secila kompani.
Kë kontrollon Tranzit SHPK?
Në listën e shoqërive të kontrolluaranga ky subjekt janë dy: BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE (ABI Bank) dhe një tjetër shoqëri me emrin A.I.D.A..
IBANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE SHA, një shoqëri aksionare, e themeluar më datë 12.02.1999 sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, me numër identifikimi në regjistrin tregtar NIPT J91725007P, me adresë në Tiranë, Rruga e Kavajës, siç e thamë edhe më lart, ka si administrator dhe CEO z.Andi Ballta. Tranzit zotëron 100% të kapitalit të bankës (Sipas të dhënave të QKB deri më datë 11.01.2023).
A.I.D.A, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar më datë 14/12/2021 sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, me numër identifikimi në regjistrin tregtar NIPT M21319057E, me adresë në Tiranë, Rruga e Kavajës, me administrator Joni Gusho. Tranzit zoteron 100% të kapitalit të bankës (Sipas të dhënave të QKB deri më datë 11.01.2023)
Si subjekt, A.I.D.A., ka aktivitete lidhur me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të Shoqërisë ose personave të tretë, duke përfshirë transaksione dhe menaxhim, aktivitete lidhur me investime dhe zhvillim në fushën e energjisë, teknologjise si dhe në sektorë të tjerë industrial si atë urban/rural/industrial/turistik etj. Shërbime këshillimi dhe konsultimi për këtë aktivitete ose sipërmarrje financiare.
Ndryshimet bëra ndër vite
Tranzit është themeluar më 30 mars të vitit 2009, kohë kur ka pasur të caktuar si administrator AndiBalltën. Kapitali themeltar i Tranzit ka qenë 177 291 572,00 lekë, por orgjinina është e dyshimtë, pasi siç shkruhet edhe në të dhënat zyrtare, vendi nga ku e kanë burimin paratë, është Delaëare, Ishujt Cayman.
Tranzit ka njohur shumë shpejt evoulim pasi në datën 26.12.2012, me vendim të asamblesë së ortakëve, miratohet zmadhimi i kapitalit të shoqërisë në masën 30.000.000 (tridhjete milion) leke, nëpërmjet kontributit të dy ortakëve në pjesë të barabarta. Kapitali pas vendimit u be 130.000.000 (njeqind e tridhjete milion) lekë.
Dy vite më vonë sërish janë bërë ndryshime. Më datë 11.12.2014, me vendim të asamblesë së ortakëve, u miratua raporti i auditorit të pavarur KPMG Albania për rritjen e kapitalit të shoqërisë nëpërmjet konvertimit të borxhit të secilit ortak në kapital të shoqërisë. Sipas raportit borxhi për t’u konvertuar në kapital në datën 31.10.2014 ishte 47.291.572 lekë (dyzet e shtatë milion e dyqind e nëntëdhjetë e një mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e dy lekë). Kapitali pas vendimit u bë 177.291.572 (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e dyqind e nëntëdhjetë e një mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e dy) lekë.
Administratorët e parë të shoqërisë kanë qenë Andi Ballta dhe Michael Bertram. Shtatë muajpas themelimit, Bertram u dorëhoq, për tu rikthyer si administrator në vitin 2014. Sërish, tre muaj pas rikthimin, Michael Bertram udorqhoq dhe shoqëria u administrua vetëm nga Ballta deri në vitin 2019. Më 30.05.2019, u largua nga detyra administratori Andi Ballta dhe u emërua si administratore e shoqërisë Kristina Naumi, e cila sipas raportimeve është e afërme e Balltës.
Deklarimet
Për herë të fundit, Tranzit ka bërë deklarime në vitin 2021, vit në të cilin është deklaruar një xhiro vjetore prej 888 695 723 lekësh. Raporti Fitim para Tatimit kundrejt Xhiros Vjetore në këtë vit, ka qenë 85%. Tranzit deklaron se ka bërë dhe transaksione thesari, por këto të dhëna janë të padisponueshme duke qenë se Open Spending Albania është mbyllur.
Akuzat për pastrim para
Në vitin 2019, ABI Bank u vu në qendër të lajmeve pas akuzave nga Opozita se po pastronte paratë. Vetë drejtori i Bankës Amerikane të Investimeve (ABI Bank), Andi Ballta reagoi pas akuzave të shumta të drejtuara kësaj banke dhe aksionerit kryesor të bankës, NCH Capital për origjinë të paqartë, lidhje me kapitalin rus e pastrim parash, duke u shprehur: ABI Bank është bërë objekt i lajmeve të rreme të motivuara nga qëllime politike, konkurrencës së pandershme apo gjobaxhinjve të rëndomtë mediatikë. Lidhur me publikimet në media, se ABi Bank është offshore dhe nuk ka lidhje me investimet amerikane, sqaroj se Banka Amerikane e Investimeve është 100% e zotëruar nga fonde apo individë amerikanë. Për të shmangur cdo keqinterpretim: Ne nuk jemi bankë në Amerikë por bankë e investitorëve të mirënjohur amerikanë në Shqipëri. NCH Capital është me qendër në Nju Jork dhe ka pothuaj 30 vjet eksperiencë investimi global. Regjistrimi offshore nuk ka të bëjë me vendodhjen e investitorëve. Një investitor amerikan mund të regjistrohet në një vend ku sistemi i taksave është më i favorshem. Kjo mund të jetë offshore (Cayman) apo në Holandë, Irlandë, ose në Nebraska.”
Në të kohë reagoi edhe Banka e Shqipërisë, e cila u shpreh se miratimi i blerjes nga Tranzit sh.p.k. të Bankës Credit Agricole në Shqipëri dhe licencimi i mëpasshëm i ABI-së, është kryer “në bazë dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi dhe nënligjore”, dhe se ka vlerësuar integritetin dhe reputacionin e aksionerëve të rinj, si dhe të investitorëve indirekt të ABI-së, bazuar në të gjithë dokumentacionin e nevojshëm sipas ligjeve në fuqi.
Akuzat kaluan në heshtje, por Tranzit vijon të jetë në treg si një prej institucioneve mikrofinanciare që përdor të njëjtën skemë si ‘simotrat’ e saj për të detyruar qytetarët që kanë borxhe të vjetra, që të rimarrin kredi dhe në pamundësi për t’i shlyer ato, usekuestrojnë pronat, makinat dhe pagat.
Por përse heshti Prokuroria për këtë institucion?
Kësaj pyetjeje mbetet t’i përgjigjet vetëm drejtësia, por ZËRI shumë shpejt do të publikojë rrëfime të tjera nga qytetarë që tregojnë me fakte dhe dokumente se si Tranzit kërcënon qytetarët për kreditë e këqija, duke u marrë atyre 100% të vlerës së kapitalit.
Na ndiqni…