
KUKËS-Policia e Kukësit ka arrestuar një 32-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje me dashje. Mësohet se më datë 16.05.2024, ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës, mjekun 58 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ka kapur dhe ndaluar shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Kukës, i shpallur në kërkim për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Kanosja për shkak të detyrës", pasi më datë 16.05.2024, ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës, mjekun D. R., 58 vjeç.
Komisariati i Policisë Tropojë arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Luzhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
/ZËRI