
Foto ilustruese
TIRANË- Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka dhunuar një infermier në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”.
Sipas autoriteteve, i riu ka goditur infermierin për shkak të detyrës së tij. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Zh., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A. N., me detyrë infermier pranë këtij spitali”, njofton policia. /ZËRI
Poll