Aktualitet

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Bolonja, 22 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Hetimet pas një tentative vrasjeje të ndodhur në vitin 2021 në lagjen Pilastro, zbuluan shitje të shumta droge

F.I
Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Bolonja, 22 të
foto ilustruese

ITALI-Policia italiane ka zhvilluar një operacion antidrogë në Itali, ku me kërkesë të Prokurorisë Publike të Bolonjës, janë ekzekutuar 22 masa sigurie në burg.

Hetimet pas një tentative vrasjeje të ndodhur në vitin 2021 në lagjen Pilastro, zbuluan shitje të shumta droge, në baza periodike, në veçanti kokainë, nga një grup kriminal italian, raportojnë mediat italiane. Klientët e shumtë arabë, të cilët shpërndanin drogën e blerë në sheshe të ndryshme të zonës.

Të dyshuarit janë shtetas italianë, marokenë, tunizianë dhe shqiptarë. Gjatë hetimeve u arrestuan në flagrancë shtatë persona dhe u sekuestruan sasi të mëdha kokaine, heroinë dhe marihuanë , si dhe një pistoletë gjysmë automatike./ZËRI

Poll

MOS HUMB