Aktualitet

Goditet organizata italo-shqiptare, në pranga 15 persona, trafikonin drogë deri në Ekuador

Trafikimi përfshinte importimin dhe blerjen e drogës nga Shqipëria, Kosova, Ekuadori, Kolumbia dhe Holanda, me qendrën të vendosur midis Bibbiano, Sassuolo dhe Polinago, në provincën e Reggio Emilia.

F.I
Goditet organizata italo-shqiptare, në pranga 15 persona, trafikonin
MJETET E SEKUESTRUARA

ITALI-Një operacion antidrogë ka sjellë goditjen e një organizate italo-shqiptaret. Mësohet se nga operacioni i përbashkët i Guardia di Finanza dhe Policisë janë bërë 15 arrestime dhe sekuestrime në provinca të ndryshme italiane. Mediat vendase raportojnë se policia nisi arrestimet, kontrollet dhe sekuestrimet në disa provinca italiane.

5 të arrestuar mësohet se ishin banorë në zonën e Reggio Emilia. Të arrestuarit akuzohen si pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare, aktive në trafikun ndërkombëtar të drogës. 

Që nga viti 2020, organizata ka menaxhuar trafikun e sasive të mëdha droge, duke përfshirë 23 kg kokainë, 6 kg heroinë, 80 kg hashash dhe 240 kg marijuanë, me një vlerë të përllogaritur prej 8 milionë eurosh. Trafikimi përfshinte gjithashtu importimin dhe blerjen e drogës nga Shqipëria, Kosova, Ekuadori, Kolumbia dhe Holanda, me qendrën të vendosur midis Bibbiano, Sassuolo dhe Polinago, në provincën e Reggio Emilia.

Falë përgjimeve telefonike dhe mjedisore dhe bisedave të koduara nëpërmjet aplikacionit Sky-ECC, hetuesit arritën të rindërtonin veprimet e grupit kriminal. Përdorimi i telefonave inteligjentë të koduar dhe bashkëpunimi ndërkombëtar midis forcave të policisë franceze, holandeze dhe belge ka bërë të mundur grumbullimin e miliona mesazheve midis anëtarëve të organizatave kriminale.

Sasia e llogaritur përfshin 23 kilogramë kokainë, 6 kilogramë heroinë, 80 kilogramë hashash dhe 240 kilogramë marijuanë, me një vlerë totale prej rreth 8 milionë euro. Doli se aktiviteti i trafikimit kishte për qëllim veçanërisht tregun italian, me lidhje midis rajonit Emilia-Romagna dhe Kalabrisë. Banda mësohet se kishte lidhje edhe me rrjete të tjera kriminale, përfshirë ato të tipit Ndrangheta dhe grupe të tjera kriminale të Lacios./ZËRI

Poll

MOS HUMB