Aktualitet

‘Plumbi i Artë’/ Nuredin Dumani: Nga burgu më nxorri doktori, Alibej më dha listën e atyre që duhet të vrisja

Dumani pranoi se avokati Alban Bengasi ka qenë ndërmjetës, e së ndihmën e vërtetë e ka marrë nga dhëndri i vëllait të ish-ministrit të drejtësisë së kohës, Nasip Naço.

k.m.
‘Plumbi i Artë’/ Nuredin Dumani: Nga burgu më nxorri
Nuredin Dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani vazhdon dhe flet në sallën e gjyqit. Në gjyqin për dosjen "Plumbi i artë", Nuredin Dumani ka zbuluar se me ndihmën e avokatit Alban Bengasi ka mundur që të lirohet nga qelia, edhe pse ishte i arrestuar për pengmarrje. Por si? Dumani pranoi se avokati Alban Bengasi ka qenë ndërmjetës, e së ndihmën e vërtetë e ka marrë nga dhëndri i vëllait të ish-ministrit të drejtësisë së kohës, Nasip Naço, por në këmbim të 40 mijë eurove. Sipas Dumanit, kjo shumë iu pagua në dorë dhëndrit të vëllait të ish-ministrit, i cili në atë kohë mbante pozicionin e shefit të spitalit. Por nuk e saktëson se për cilin spital e ka fjalën dhe se cili është emri i mjekut. 

“Kam paguar para (40 mijë euro) që të dilja nga burgu, kisha avokat Alban Bengasin. Më ka ndihmuar dhëndri i vëllait të Nasipit (Naços), që është mjek. Ishte një mjek ligjor (smë kujtohet emri), që më bëri në gjendje të rëndë për të më liruar nga burgu. Mjeku ligjor m'i bëri letrat sikur vuaj nga zemra dhe sikur kisha edhe 3 muaj jetë,”- u shpreh Dumani ndër të tjera.

Në vazhdim të dëshmisë, Dumani ka folur gjithashtu për njohjen e tij me bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë, Erjon Alibej, duke dhënë detaje mbi marrëdhënien dhe bashkëpunimin mes tyre. Në rrëfimin e tij përballë Gjykatës, Dumani tha se Alibej i kishte bërë një "listë" të personave që donte të vrarë, pasi dyshonte se kishin marrë pjesë në ekzekutimin e vëllait të tij në masakrën e Bradasheshit. 

“Erjon Alibeaj kishte bërë një listë me dhjetë persona për t’i vrarë. Në krye të kësaj liste ishte Emiliano Ramazani dhe Talo Çela. Erjoni më tha "i dua të vrarë se kanë marrë pjesë te vrasja e vëllait në Bradashesh".  Në krye të listës ishte Talo Çela, Altin Ndoci, vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, Emiljano Ramazani, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza, Besmir Haxhia. Vëllai i tij Viktori ishte viktimë rastësore. Për të vëzhguar lëvizjet e Ramazanit përdora një instruktore palestre,”-shtoi Dumani.

Seanca e radhës për “Plumbin e Artë” do të mbahet të enjten, në orën 10:00.

Gjatë operacionit “Plumbi i artë” i zhvilluar disa vite më parë u lëshuan 32 masa sigurie, ku 9 prej tyre u ekzekutuan në burgje, 9 persona u arrestuan ndërsa 14 të tjerë u shpallën në kërkim. Kjo shifër me kalimin e kohës ka ndryshuar me më shumë të arrestuar. E gjitha nisi pas dëshmive që dha një nga personazhet më të njohur të botës së krimit; Nuredin Dumani. Ky i fundit ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali./ZËRI

Poll

MOS HUMB