Aktualitet

Godina e Ushtrisë në Shëngjin, Meçollari: Presidenti është marrë në pyetje nga SPAK

Artur Meçollari shkruan se ende nuk ka një përgjigje se përse presidenti Bajram Begaj se përse nuk informon publikun lidhur me thirrjen e tij në SPAK.

k.m.
Godina e Ushtrisë në Shëngjin, Meçollari: Presidenti
Artur Meçollari dhe Bajram Begaj

TIRANË- Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka bërë me dije se presidenti Bajram Begaj është marrë në pyetje 2 herë nga SPAK. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Meçollari shkruan se ende nuk ka një përgjigje se përse presidenti Bajram Begaj se përse nuk informon publikun lidhur me thirrjen e tij në SPAK. Ngjarje që nuk është njoftuar as nga mediat. Meçollari thotë se në çdo vend kur Kreu i Shtetit, pavarësisht statusit, merret në pyetje nga institucioni i hetimit, informimi i publikut është detyrim, që sipas tij nuk e ka kryer. 

POSTIMI I ARTUR MEÇOLLARIT:

Përse Presidenti nuk informon publikun që është marrë në pyetje dy herë nga SPAK? Pasi rezulton person nën hetim për dosjes hetimore nr. 109/2021. Në çdo vend demokratik, kur Kreu i Shtetit, pavarësisht statusit, merret në pyetje nga institucioni i hetimit, informimi i publikut është detyrim. Natyrisht, mund të mos jepen shumë të dhëna, për të ruajtur sekretin hetimor, por fakti që është pyetur, për çfarë çështje në hetim dhe cili ka qënë statusi i tij, janë detyrime për t'ja bërë të njohur publikut. Dosja hetimore, që është kallëzuar nga ana ime, është regjistruar në prill 2021 me nr. 109, pra gati 3-vjet më parë. Nga tre personat e kallëzuar, njëri është ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, sot President. Bëhet fjalë për ndërtimin e një godine 4-katëshe private në bazën detare të Shëngjinit, pronë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes. Nëse shtetasi Bajram Begaj nuk do ishte nën hetim nga SPAK, si i vetmi person në kallëzim subjekt i SPAK-ut, për shkak të funksionit, SPAK duhet të kishte shpallur me kohë moskompetencën mbi këtë hetim. Por, çështja vijon në hetim nga SPAK, që nënkupton se shtetasi Bajram Begaj, sot President, është nën hetim.

Çfarë ka ndodhur me pronat e Ushtrisë?

Ish-zëvendëskomandanti i flotës detare Artur Meçollari në vitin 2021 ka bërë një kallëzim penal për ndërtimet që janë bërë brenda bazës ushtarake të Shëngjinit. Ai ka akuzuar të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka, presidentin Begaj (asokohe pjesë e FA-ve) dhe disa ushatrakë të tjerë. Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit. Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet nga SPAK. Madje janë thirrur disa herë për t'u marrë në pyetje./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB