Aktualitet

Godet antimafia italiane, 83 të arrestuar, mes tyre shqiptarë. Pjesë e hetimeve edhe SPAK

Hetimet për këtë operacion kanë zgjatur dy vite dhe janë shtrirë në disa shtete

E.K
Godet antimafia italiane, 83 të arrestuar, mes tyre shqiptarë.
Prokurori Mara gjate konferences

ITALI- Një operacion i përbashkët mes Interpol, Europol, Eurojust, me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, çuan në ekzekutimin në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë të 92 masave të sigurisë. Urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences.

Operacioni është në zhvillim e sipër për goditjen e një organizatë të trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, Shqipëri dhe Bashkimin Europian. Drogat e trafikuara janë kokainë, heroinë, MDMA, hashash dhe marijuanë.

Prokurori i SPAK Vladimir Mara, i cili ishte pjesë e konferencës së përbashkët në Itali, tha se janë goditur 4 grupe kriminale, të cilëve u janë sekuestruar edhe pasuritë në Shqipëri. Sipas Marës bëhet fjalë për rreth 200 llogari bankare, si dhe 30 shoqëri tregtare të cilat janë sekuestruar me urdhër të SPAK. 

“Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë në këtë aktivitet, 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera të luajtshme. Këto janë pasuri që dyshohet se janë krijuar në sajë të veprimtarisë kriminale të trafikut të drogës.

Këto janë pasuri që i janë hequr nga dora krimit të organizuar dhe do te kalojnë në llogari të shtetit. Më 27 qershor 2023 janë arrestuar 21 persona. Te gjithë ketë ishin trafikante te narkotike nga vendet e lindjes se mesme drejt vendeve te Europë”, tha mes të tjerash prokurori Mara. Në Shqipëri në kuadër të këtij operacioni që ka zgjatur 2 vite, janë vënë në pranga 21 persona në muajin Qershor të vitit të kaluar. 

Tashmë hetimet janë përmbyllur dhe kanë çuar në total në pranga 92 persona në disa shtete. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB