Aktualitet

Ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren dhe tentoi ta rrëmbente, pranga autorit në Shkodër

19-vjeçarja ka deklaruar se 38-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë në automjetin e tij.

f.t
Ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren dhe tentoi ta rrëmbente, pranga
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR-Një 38-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një adoleshente. 19-vjeçarja ka deklaruar se 38-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë në automjetin e tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një shtetase 19 vjeçe, se 38-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë, në automjetin e tij.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB