Aktualitet

GËNJESHTRA LIVE/ Deniz Derralla: Kreditë e MCA nuk ishin të vogla... (Listat në media tregojnë të kundërtën)

Kjo deklaratë bie në kundërshti me atë që është raportuar së fundmi në media.

F.m
GËNJESHTRA LIVE/ Deniz Derralla: Kreditë e MCA nuk ishin të
Deniz Deralla

TIRANË- Deniz Deralla, Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë ka deklaruar se kreditë e blera nga Micro Credit Albania. Nuk janë të vogla. I ftuar në “Top Story”, Deralla tha se kreditë e blear nga MCA janë dhe të mëdha dhe se varen nga kreditë që janë shitur nga banka e nivelit të dytë. Por, kjo deklaratë bie në kundërshti me atë që është raportuar së fundmi në media.

“Micro Credit Albania grumbullonte kredi nga bankat, pra nuk ishin mikrokredi. Kishte mikrokredi, por kryesisht, mbi 90% ishin kredi të bankave. Rasti është blerje të portofolit të kredive të këqija nga bankat, por nuk është e thënë që të jenë kredi të vogla, mund të jenë edhe kredi të mëdha. Ka të ndrsyhme? Patjetër. Por nuk mund të përfshish institucionet e mikrokredive në tërësinë e tyre. Është diçka që duhet pasur e qartë që në fillim, mikrokredia nuk përfshihet në këtë diskutim,”- tha Deralla.

Prapaskena publikoi sot listën me dokumentet me emrat e qytetarëve që kanë marrë kredi në kulmin e pandemisë së Covid-19 dhe ajo që vihet është se vlera më lartë në këto lista është afro 7 milionë lekë të vjetra. Duke parë dhe vlerën e principalit, kupton se të gjitha këto kredi janë të vogla, konsumatore, por që janë shumëfishuarm e kalimin e kohëes dhe duke iu shtuar kamatëvonesat.

Prapaskena shkruan gjithashtu se lista me 396 viktima të skemës janë shitur për 72 mijë euro, pra me 12 % të vlerës totale. Por jo e njëjta gjë ka ndodhur me mbledhjen e vlerës. Kur MCA i kontaktoi qytetarët, vlera që ata paguan ishte më e lartë sesa kredia fillestare që ata morën në shifra minimalisht dyfish nga vlera e parë. Kjo vërteton edhe njëherë se qytetarët e kontaktuar nga MCA janë pikërisht ata që janë financuar me kredi të vogla, por që paguhen shtrenjtë, madje dhe me pronat e tyre, në momentin që disjet bien në duart e përmbaruesve.

Poll

MOS HUMB