
FOTO ILUSTRUESE
SHKODËR- 27-vjeçarja që tentoi t’i jepte fund jetës bashkë me katër fëmijët e mitur, duke u hedhur në lumin Buna, mësohet se ishte e divorcuar prej disa kohësh. E reja jetonte me prindërit e saj pas ndarjes nga bashkëshorti. Sipas raportimeve gjendja e saj psikologjike ishte rënduar, gjë e cila ishte vënë re edhe nga familjarët e saj.
Fatmirësisht ngjarja e rëndë është parandaluar. Pasi kanë pikasur 27-vjeçaren dhe 4 fëmijët e saj teksa po tentonin të hidheshin në lumin Buna, kanë ndërhyrë forcat policore dhe i kanë shpëtuar jetën. Të gjithë fëmijët e të resë ishin të mitur, të gjithë të moshës: 7, 5, 3 dhe 1 vjeç./ZËRI
Poll