TIRANË- Dy të akuzuarit për vrasjen e Egli Progrës në Pogradec, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, janë paraqitur në Gjykatën e Korçës, të shoqëruar nga forcat e Policisë. Pas rreth dy vitesh hetime, Prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim pesë persona në lidhje me ngjarjen.
Në nëntor të vitit 2025, Gjykata e Korçës vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Meçen dhe Guçen, duke i nxjerrë nga paraburgimi dhe duke i lënë në “arrest shtëpie”, pasi kishin përfunduar afatet ligjore të qëndrimit në qeli. Ndërkohë, 3 personat e tjerë të pandehur për akuzën e moskallëzimit të krimit janë lënë nën masën “detyrim për paraqitje”.
Pasditen e 10 gushtit në lagjen 1 të Pogradecit, në vitin 2024, 42 vjeçari Egli Proga baba i dy fëmijëve u dhunua për vdekje. Jashtë lokalit ka qenë autori, Denis Meçe me dy të tjerë Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe, ndërsa brenda lokalit ka qenë dhe një shtetas vetëm, edhe ai duke pirë. Autori Denis Meçe u largua nga vendgjarja, por u arrestua vetëm disa ditë më vonë ndërsa në pranga përfunduan edhe 3 personat të cilët deklaruan se nuk kishin parë asgjë nga ngjarja e rëndë. Bashkë me të, për moskallëzim krimi u proceduan edhe Voltan Shkulaku, Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe. Ky ifundit po hetohet edhe për bashkëpunëtor në vrasje./ZËRI