Aktualitet

Gjyqi “Black Eagle” në Belgjikë, dëshmon në gjyq një nga shqiptarët: S'jam marrë me drogë

Shqiptari mohoi të ketë marrë pjesë në trafik të madh droge.

k.m.
Gjyqi “Black Eagle” në Belgjikë, dëshmon në gjyq
Foto ilustruese

BELGJIKË- Vijon gjyqi "Black Eagle" në Bruksel, si pjesë e një nga proceseve nga zbërthimi i aplikacionit të inkriptuar “SKY ECC” me 40 të pandehur. Një prej shqiptarëve që është marrë si i pandehur, ka dhënë dëshminë e tij, duke u shprehur: Kam mbërritur në Belgjikë në mars 2020. Qëndrova me një mik shqiptar në Antwerp. Bëja punë të çuditshme. Kam bërë dërgesa me çanta të vogla, pa e ditur se çfarë mbanin.

Por mohoi të ketë marrë pjesë në trafik të madh droge.

Sipas mediave të huaja, i pyetur për identitetin e personit që i ka dhënë pakot për t'i dorëzuar, i pandehuri është përgjigjur se nuk e dinte. Shqiptari, i paidentifikuar me emër, u mor në pyetje pasi u kap në portin e Gentit, atje ku edhe po vinte një varkë me droge. Sipas dosjes hetimore, i pandehuri ishte duke pritur në një furgon aty pranë.

"Po, unë isha atje, por nuk e dija se bëhej fjalë për drogë. Shkova në Gent vetëm një herë, vetëm kaq,"-shtoi ai.

Në këtë proces gjyqësor 40 persona akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale aktive në trafikun e drogës. Hetimi, me emrin e koduar Black Eagle, nisi në shtator 2020 kur Policia zbuloi kanabis, aceton, por edhe një fuçi lëngu në të cilin ishte ekuivalenti i 600 kilogramëve kokainë, e cila ishte "holluar". Grup mendohet se drejtohej nga Bashkim Osmani nga Kosova, Artur Shehu dhe Arben I., identiteti i plotë i të cilit nuk dihet./ZËRI

Poll

MOS HUMB