Aktualitet

Gjykata vendos "detyrim paraqitjeje" për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tyre, ndërsa nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ndalimin e qëndrimit pranë institucioneve dhe në zonat ku zhvillohen tubime.

zh.ll
Gjykata vendos "detyrim paraqitjeje" për 10 protestues, mes tyre
pamje nga protestat e kaluara

TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën "detyrim paraqitje" për 10 persona të arrestuar në kuadër të protestave që po zhvillohet prej ditësh në kreyqytet. Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tyre, ndërsa nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ndalimin e qëndrimit pranë institucioneve dhe në zonat ku zhvillohen tubime.

Mësohet se mes të arrestuarve janë nëntë të rritur dhe një i mitur, 14 vjeç, i cili kishte marrë pjesë në protestë dhe ishte shoqëruar nga policia. Rasti i këtij të fundit u shqyrtua nga gjyqtarja për të miturit, e cila e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë dhe vendosi që ai të hetohet në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Ndërkohë, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm për personat, arrestimi i të cilëve u vlerësua i paligjshëm dhe ndaj tyre nuk u caktua masë sigurie. /ZËRI

Poll

MOS HUMB