Aktualitet

Gjykata lë të lirë përdhunuesin e shqiptares, 33-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital

Policia nuk mundi të merrte deklaratë nga vajza. pasi ajo nuk ishte në gjendje të dëshmonte siç thanë mjekët. 

f.t
Gjykata lë të lirë përdhunuesin e shqiptares,
Gabriela Çelaj

GREQI- Mohammad Odi, palestinezi 27-vjeçar,  i cili u arrestua për dhunimin, plagosjen me thikë dhe lidhjen e 33 vjeçares shqiptare nga Kuçova, Gabriela Çelaj, është lënë i lirë. 27-vjeçari është lënë i lirë pasi Çelaj nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak se ndodhet e shtruar në spital, shkruajnë mediat e huaja.

Odi është lënë i lirë me kushte kufizuese, edhe pse nuk i dihet as adresa e shtëpisë. Policia nuk mundi të merrte deklaratë nga vajza. pasi ajo nuk ishte në gjendje të dëshmonte siç thanë mjekët. 

Gjykata lë të lirë përdhunuesin e shqiptares,
Gabriela Çelaj

Gabriela Çelaj nga Kuçova është transportuar në spital e dëmtuar në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, ndërsa goditjen me thikë e ka marrë në kofshë. Efektivët e policisë kanë gjetur shqiptaren Gabriela Çelaj, të lidhur në të gjitha gjymtyrët, të dhunuar në kokë e trup e të plagosur me thikë në kofshën e majtë. Ajo u transportuar në spital për të marrë ndihëm e parë ndërkohë që arriti të identifikonte autorin, shtetasin palestinez Mohammad Odi, 27 vjec. Ky i fundit ishte kapur nga policia rreth 6 orë para se të zbulohej shqiptarja.

Në lidhje me ngjarjen një deklaratë ka dhënë edhe nëna e shquptares, e cila ka treguar se vajza e saj dhe i riu palestinez kishin disa muaj që njiheshin, ndërsa pranon se kjo nuk ishte hera e parë që e bija e saj dhunoj keq. Nëna tregon se nuk është hera e parë që e dhunon, më herët e ka patur plagë në sy e në kokë. Më tej ajo rrëfen se vajza e saj është mbajtur e mbyllur në një gazrazh për ditë të tëra. /ZËRI

Poll

MOS HUMB