
FRANCË- Ish-futbollisti i klubit të futbollit "Vllaznia", Sahmet Lushaj u shpall fajtor për vrasje, dhunë me armë dhe trafik droge. 26-vjeçari është dënuar me 30 vjet burg dhe është ndaluar përgjithmonë nga territori francez, raportojnë mediat e huaja. Ish-futbollisti akuzohet për vrasjen e Avdyl Nuhiallarit. Ai dyshohet se e ka goditur dy herë me thikë (njëherë në zemër) 52-vjeçarin nga Kosova. Vetë Lushaj ka mohuar të jetë autori i plagosjes me thikë.
Më datë 20 maj 2020, Sahmet Lushaj ka mbërritur në Cenon së bashku me të vëllanë për të mbledhur një borxh lidhur me lëndët narkotike. Ai nuk kishte gjetur bashkëbiseduesin e tij, por të afërmit e tij, mes të cilëve edhe babai i tij, Avdyl Nuhiallari, 52 vjeç. Situata ka agravuar dhe Sahmet Lushaj nxori një thikë. Me të plagosi në dorë vëllanë e debitorit, ndërsa i ati i tij mori plagë në zemër.
Djali i të ndjerit Fatjon Nuhiallari, 24 vjeç zbuloi se sherri nisi për një borxh droge, pasi nuk kishte që t'u jepte vëllezërve 4500 euro. Ky ishte dëmi që iu bë, pasi lënda narkotike iu vodh nga shtëpia. Në këtë rast janë proceduar penalisht tre persona të tjerë për trafik droge. Ata u dënuan me deri në një vit burg./ZËRI