Aktualitet

Gjykata lë në burg dy dhunuesit e avokatit Mëngjesi, zbardhen dëshmitë: Ndodhi rastësisht

Nano, i cili dyshohet se ka organizuar sulmin, ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për ngjarjen, ndërsa dhëndri i tij ka thënë se e ka parë rastësisht avokatin dhe e ka qëlluar në moment

E.K
Gjykata lë në burg dy dhunuesit e avokatit Mëngjesi, zbardhen
Sokol Mengjesi, Dritan Nano dhe Dorian Alia

TIRANË- Gjykata e Tiranës, ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian, të cilët u arrestuan pas sulmit të dhunshëm ndaj avokatit Mëngjesi në Tiranë. Sipas Policisë dhe prokurorisë Nano ka qenë në rolin e organizatorit të sulmit, ndërsa Alia në rolin e dhunuesit. Vetë ata në dëshminë e tyre në Gjykatë, janë shprehur se ngjarja nuk ka qenë e planifikuar por rastësore. Ndryshe nga sa tha fillimisht, se sulmin e kishte kryer për shkak të miqësisë me Nanon, Alia është shprehur se dhuna barbare ndaj avokatit nuk ka qenë e planifikuar.

Prokuroria ka zbutur akuzën duke akuzuar Nanon dhe Alian për “plagosje të rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “goditje për shkak të detyrës”, ndërsa policia e regjistroi çështjen me akuzën “vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Për dhunën ndaj avokatit Mëngjesi, vijojnë të jenë në kërkim tre autorët e tjerë, Drivald Alia, Romario Tabaku dhe Elton Kasaj, teksa policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për arrestimin e tyre. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB