Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu është shpallur fajtor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën edhe Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu.

F.I
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi
Laert Haxhiu

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Laert Haxhiut, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj tij për “Masakrën e Lushnjës”. 

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga trupi gjykues me gjyqtarë Ilir Panda (Relator), Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, në dhomë këshillimi ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga i gjykuari Haxhiu.

Laert Haxhiu është shpallur fajtor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën edhe Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu.

Lidhur me ngjarjen GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnje në 2017. Ndërkohë Laert Haxhiu po hetohet edhe në një dosje të re nga SPAK, pas dëshmisë së Artan Tafanit./ZËRI

Poll

MOS HUMB