ITALI- Djali 5-vjeçar që u zhduk të premten në mbrëmje nga një kamping në Latte, Ventimiglia, është gjetur gjallë dhe mirë. Alleni i vogël, i mbajtur nga shpëtimtarët, u prit me duartrokitje nga një turmë e vogël që ishte mbledhur në sheshin e vogël në Latte duke pritur lajme për të. Pasi u dërgua në spitalin në Imperia për kontrolle, djali është "në gjendje të mirë". Fëmija u gjet brenda një rrezeje prej afërsisht tre kilometrash nga pika e zhdukjes, ku ishin përqendruar kërkimet, duke përfshirë një numër të madh punonjësish të koordinuar nga departamenti i zjarrfikësve.
"Faleminderit të gjithëve, shkoi shumë mirë, shumë mirë. Faleminderit, faleminderit, faleminderit,"-këto ishin fjalët e pakta emocionuese të babait të Allen-it. Sipas raportimeve, Allen ishte fshehur në një çarje, me sa duket brenda një shtylle celularësh, pranë autostradës.

Megjithatë, vendimtare ishte mbështetja e psikologut Roberto Ravera, i cili u konsultua për të kuptuar sjelljen e fëmijës, por mbi të gjitha, se ku mund të ishte fshehur një fëmijë i spektrit autik. I frikësuar nga zhurmat, ai me siguri do të kishte zgjedhur një vend të sigurt, siç është një tunel. Prandaj prefekti nxorri urdhër për të kontrolluar çdo cep të zonës.
"Kërkimet fillestare ishin të pasuksesshme, pavarësisht se kishin mbuluar të gjithë zonën ku mund të gjendej fëmija. Në këtë operacion përdorëm dy helikopterë, dronë dhe madje edhe altoparlantë e megafonë duke përdorur zërin e prindërve të fëmijës. Madje luanin edhe këngët që atij i pëlqenin në mënyrë që të dilte nga vendi ku mund të ishte shprehur,"- shpjegoi psikologu.
Allen Bernard Ganao, 5 vjeç, me origjinë filipino-torineze (banor në Torino) u zhduk natën e 11 korrikut 2025, rreth orës 19:15, nga kampingu "Por la Mar" në fshatin Latte, pranë Ventimiglia-s, Itali. Mësohet i mituri iku nga kampi, teksa i ati po montonte tendën e tij. Kamera sigurie e kapën duke dalë nga kampingu dhe kaluar rrugën pranë një supermarketi. Nga aty u zhduk./ZËRI