Aktualitet

DETAJE nga rrjeti i prostitucionit me transgjinorë: Gjenden 60 kontakte shqiptarë, klientë të mundshëm

Ishte një prej klientëve të tyre italian i cili i denoncoi, pasi sipas tij e detyruan të kryente marrëdhënie seksuale pa mbrojtje.

f.t
DETAJE nga rrjeti i prostitucionit me transgjinorë: Gjenden 60 kontakte
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i shfrytëzimit të djemve për prostitucion, i cili u godit nga Policia e Tiranës. Dy venezuelianët Guzman Gil Raibel Joisquel dhe Daniele De Carli janë arrestuar ditën e sotme. 

Ishte një prej klientëve të tyre italian i cili i denoncoi, pasi sipas tij e detyruan të kryente marrëdhënie seksuale pa mbrojtje. Djemtë linin takime online, për të cilat paguheshin nga 150 deri në 300 euro.

Hetimet vijojnë dhe zbulime ka edhe nga numrat në celularët e të arrestuarëve. Bëhet me dije se në to janë gjetur të paktën 60 numra shqiptarësh të cilët mendohet se janë klientë të mundshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB