Aktualitet

Giveaway nga shteti! DPSHTRR: Kush bën follow në Instagram, japim dy targa falas

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri fton shqiptarët që të bëhen pjesë e “lojës shpërblyese” për të përfituar dy targa të personalizuara falas.

f.t
Giveaway nga shteti! DPSHTRR: Kush bën follow në Instagram, japim dy
foto ilustruese

TIRANË- Jemi mësuar të shohim kudo në rrjete sociale personazhe të njohur apo bloger që përdorin loja shpërblyese (njohur si giveaway) për të shtuar ndjekësit në rrjetet e tyre sociale, duke i shpërblyer me dhurata. Si duket trendit të Giveaway për festat e Nëntorit nuk i ka shpëtuar as institucioneve shtetërore.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri, njëlloj si influencerët ka përdorur Giveaway, ku fton shqiptarët që të bëhen pjesë e “lojës shpërblyese” për të përfituar dy targa të personalizuara falas.

"Me rastin e festave të Nëntorit jemi bashkë me një GIVEAWAY të veçantë! DPSHTRR do të dhurojë dy targa suvenir me ngjyrat tona kombëtare për të festuar krenarinë tonë. Luani për të fituar një nga dy çmimet, targë suvenir me sfond të kuq dhe tekst të zi ose targën klasike, gati për të shkruar mesazhin tuaj patriotik,"-shkruhet në postimin e faqes së DPSHTRR.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (@dpshtrr.albania)

DPSHTRR njofton se përzgjedhja do të bëhet në datën 29 Nëntor.

Poll

MOS HUMB