Aktualitet

Gent Sejko nis 'recitimin' në Kuvend, asgjë e re në sqarimin para deputetëve

Në fjalën e tij prezantuese, Sejko ka zgjedhur mesa duket që të riciklojë sqarimin për publikun, i cili u publikua në faqen zyrtarë të BSH-së, më datë 8 maj të këtij viti.

k.m.
Gent Sejko nis 'recitimin' në Kuvend, asgjë e re në
Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë sot para Komisionit të Ligjeve për të dhënë llogari para ligjvënëse në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht Sejko po mban fjalën e tij hyrëse në Komision, por nuk po thotë asgjë të re. Në fjalën e tij prezantuese, Sejko ka zgjedhur mesa duket që të riciklojë sqarimin për publikun, i cili u publikua në faqen zyrtarë të BSH-së, më datë 8 maj të këtij viti.

"Recitimi" i Sejkos është fjalë për fjalë me sqarimin e dhënë nga Banka, duke mos zbuluar asgjë të re. Presim që pyetjet e deputetëve të zbardhin ndonjë detaj më shumë, pasi mesa duket Sejko, nuk ka asgjë të re për të dhënë. Ndoshta në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB