
BRITANI E MADHE- Tre shqiptarë janë shpallur në kërkim për një vrasje me armë gjahu në Midlands. "Crimestoppers" ofron një shpërblim deri në 10,000 £ për çdo informacion që sjell arrestimin e shqiptarëve që akuzohen për vrasjen e Ben Daly, i cili u qëllua për vdekje më 10 gusht 2023. Në kërkim janë shpallur: Kevin Vuçini, 25 vjeç, Brigen Carrica 'Qarrica', 21 vjeç dhe Rrezon Cengu, 22 vjeç.
Hetimi për vrasjen e Daly-t, nisi pasi ai u gjet i plagosur me armë zjarri në Ranelagh Terrace. Ai u dërgua në spital ku fatkeqësisht edhe ndërroi jetë.

Ndërkohë që tre të dyshuarit janë shpallur në kërkim, Policia i këshillon që të mos i afrohen për shkak se mund të jenë të rrezikshëm, por të njoftojnë autoritetet. Ndaj edhe kanë vendosur shpërblime, që janë të disponueshme edhe për tre muaj, pasi do të skadojnë më 4 qershor 2024./ZËRI