Aktualitet

Grabitet për herë të tretë transformatori i energjisë së ujësjellësit, Bërdica pa ujë

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur transformatorin, duke lënë pa ujë të gjithë banorët e zonës, gati 4 mijë qytetarë.

k.m.
Grabitet për herë të tretë transformatori i energjisë
Foto ilustruese

SHKODËR- Vidhet transformatori i rrjetit elektrik në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë të Bashkisë Shkodër. Kjo është hera e tretë që ky transformator është grabitur. Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur transformatorin, duke lënë pa ujë të gjithë banorët e zonës, gati 4 mijë qytetarë. Kështu, stacioni do të jetë jashtë pune deri në një moment të dytë.

Aktualisht, të vetmet zona që furnizohen me ujë janë:

-Berdicë e Mesme
-Berdicë e Madhe
-Masmalaj

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, duke nisur hetimet për të zbuluar se kush janëe grabitësit e transformatorit.

NJOFTIMI PUBLIK:

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur orët e fundit! Persona të papërgjegjshëm kanë vjedhur transformatorin e rrjetit elektrik në stacionin e ujësjellësit në Berdicë. Bëhet fjalë për transformatorin e rrjetit 6000ë që e konverton në 230ë. Për pasojë, stacioni do të jetë jashtë pune deri në një moment të dytë.

Zonat që furnizohen me ujë janë:
-Berdicë e Mesme
-Berdicë e Madhe
-Masmalaj

Ujësjellës- Kanalizime Shkodër po bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit për të identifikuar dhe vënë para forcës së ligjit keqbërësit!/ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB