Aktualitet

FOTOT- Kush është gruaja që u var nga burri në Tiranë, letra: Më falni që nuk hoqa dorë nga veset, në kartë kam para për borxhet

Sipas burimeve, ka qënë drejtori i shkollës i cili ka lajmëruar policinë pasi ka vënë re mungesën e tij në shkollën ku ishte i punësuar

E.K
FOTOT- Kush është gruaja që u var nga burri në Tiranë,
Mesuesi dhe gruaja e tij, te dy viktima

TIRANË- Vijon të jetë e rrethuar me mister ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku mësuesi amerikan Matthew Janes Wertz, 53-vjeç vari me litar gruan e tij, shtetasen Saragih Indah Lilis Sartika me origjinë indoneziane, goditi me shkop bejsbolli dy qentë, dhe më pas i dha fund edhe jetës së tij. Ngjarja e cila u raportua fillimisht vetëm si vetëvrasje nga policia e Tiranës, është zbardhur përmes disa dorëshkrimeve që autorit i janë gjetur në banesë, por edhe në shkollën ku ai punonte prej vitesh si mësues.

Burime i thanë ZËRI-t se në letrën që ka lënë pas 53-vjeçari amerikan, ai i kërkonte falje babait të tij, ndërsa shprehej se po merrte me vete dhe njerëzit e tij më të dashur. “Më falni për veprimin ekstrem. Jam i paburrë dhe nuk ia dola dot që të hiqja dorë nga veset. Me vete po marr personat e mi më të dashur, në kartë kam para për të shlyer borxhet”, është shkruajtur mes të tjerave në letrën e lamtumirës.

Zyrtararisht nga Policia e Tiranës është bërë me dije se krimi ka ndodhur të hënën në banesën e tyre në Laprakë. Pedagogu amerikan ka mbytur me litar gruan e tij Saragih Indah Lilis Sartika me origjinë indoneziane, dhe më pas me një shkop bejsbolli ka goditur 2 qentë e tyre duke i lënë të vrarë. Trupin e pajetë të gruas dhe 2 qentë e ngordhur i kishte mbuluar me rroba.

Më pas, 53-vjeçari amerikan që punonte si mesues në një shkollë private në Tiranë, vari veten me litar. Sipas burimeve, ka qënë drejtori i shkollës i cili ka lajmëruar policinë pasi ka vënë re mungesën e tij në shkollën ku ishte i punësuar.

Përpos letrës të lënë nga vetë autori, policia ka sekuestruar edhe dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz, dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim, një celular; katër kompjutera laptop, një shkop bejzbolli, një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja, një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të 53-vjeçarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB