TIRANË- Këto janë foto të reja të Klevis dhe Artur Hoxhosmani, dy nga katër vëllezërit që vendosur në pranga si pjesë e një rrjeti të fuqishëm të trafikimit të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në BE. Në foton e parë, të siguruar nga "ZËRI", shfaqet Klevis Hoxhosmani dhe i vëllai i tij, i cili gjithashtu njihet me nofkën "Turi i Burrelit". Ndryshe nga të vëllezërit që shpesh herë kanë qenë në hijë, Klevisi është bërë i njohur për publikun pasi një marrëdhënie sentimentale me vajzën e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu.
Për grupin kriminal, në pranga kanë përfunduar Artur dhe Klevis Hoxhosmani dhe Ermir Ndreaj, ndërsa u është komunikuar masa e sigurisë "arrest me burg", Plarent Dervishajt dhe Erion Alibejt. GJKKO ka liruar Ilir Lloshin, i cili rezulton të jetë arrestuar gabimisht nga SPAK. Personi i 7-të i shpallur në kërkim, është biznesmeni, Elidon Skëndaj, i njohur dhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj, i cili dyshohet se fshihet në Dubai. Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Droga fshihej mes konteinerëve, në paleta druri, kuti me banane ose në thasë me kakao./ZËRI