Aktualitet

FOTOLAJM/ I vranë djalin me snajper, ZËRI siguron foton e Sokol Sinomatit

k.m.
FOTOLAJM/ I vranë djalin me snajper, ZËRI siguron foton e Sokol
Sokol Sinomati

VLORË- Ky është Sokol Sinomati në bankën e të akuzuarëve me bandën e Gaxhait, në vitin 1999 në Gjykatën e Tiranës. Krah tij ishin edhe shokët e tjerë të grupit që operonte në zonën e Vlorës. Për anëtarët e tjerë të bandës, Sinomati njihej me nofkën "Buzëderri". Edhe pse vuante dënimin në burgun e Peqinit, sot iu dha leja që të merrte pjesë në varrimin e të birit, Gëzim Sinomatit, i cili u vra me snajper mbrëmjen e të dielës. I riu sapo ishte kthyer nga Belgjika dhe kishte ardhur të vizitonte të ëmën, e cila ishte e ndarë prej kohësh nga i ati, megjithatë duket se ishte vëzhguar. Në momentin që doli për të konsumuar një cigare në ballkonin e banesës, u qëllua me snajper. 

FOTOLAJM/ I vranë djalin me snajper, ZËRI siguron foton e Sokol
Sokol Sinomati

Përfshirja e Sokol Sinomatit në ngjarje kriminale në qytetin e Vlorës fillon që në fund të viteve ’90, si pjesë e bandës së Gaxhait, megjithatë në një vendim të Gjykatës së Lartë, ai u lehtësua nga akuza e pjesëmarrjes në bandë të armatosur, dhe për krimet e kryera nga ky grup iu dha një dënim vetëm për akuzën e vjedhjes me dhunë. Edhe pse kanë kaluar shumë vjet nga koha kur ai ishte "aktiv" në terren kundërshtarët e tij duket se e kanë ndjekur pas, e në pamundësi që të dëmtojnë atë, kanë marrë hak tek i biri./ZËRI

Poll

MOS HUMB