Aktualitet

Fotografoi votën, arrestohet një tjetër person në qarkun e Elbasanit

Bëhet me dije, se efektivët kanë sekuestruar edhe celularin që ai përdori.

I.F
Fotografoi votën, arrestohet një tjetër person në qarkun e
Pamje nga momenti kur qytetari fotografon votën

LIBRAZHD- Një tjetër person është arrestuar në qarkun e Elbasanit për fotografim vote. Policia arrestoi në fshatin Spathar të Librazhdit një 43-vjeçar, i cili dyshohet se gjatë procesit të votimit fotografoi votën. Bëhet me dije, se efektivët kanë sekuestruar edhe celularin që ai përdori.

“Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet aparati celular i përdorur në këtë rast. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Në mëngjes një tjetër 56-vjeçare u arrestua në qarkun e Elbasanit, pasi dyshohet se fotografoi votën e saj. Ngjarja u vu re nga anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, i cili njoftoi Policinë. Në lidhje me problematikat gjatë procesit zgjedhor mësohet se prokurorë të SPAK dhe BKH kanë zbarkuar sot në prokurorinë e Elbasanit./ZËRI

Poll

MOS HUMB