
TIRANË-Pocesi i votimit është zhvilluar me sukses edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit. Pas burgut Drenovës, ka përfunduar procesi i votimit edhe në atë të Vlorës. Nga 178 persona, kanë votuar 163 të dënuar.
Procesi i votimit ka përfunduar edhe në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. Në këtë institucion, 36 të dënuara që gëzojnë të drejtën e votës e ushtruan këtë të drejtë pa asnjë pengesë. Votimi u organizua në një qendër të posaçme votimi të vendosur pranë burgut, e cila u pajis me të gjitha kushtet e nevojshme për të garantuar një proces të rregullt, transparent dhe të sigurt.
Procesi i votimit vijon edhe në burgun e Reçit, i cili është institucion i vuajtjes së dënimit me siguri të lartë. Në të ndodhen 645 të dënuar dhe të paraburgosur. Nga 359 të dënuar, 44 kanë të drejtën e votës. Të paraburgosur janë 286 dhe 213 prej tyre kanë të drejtë vote.