
LUSHNJE- Personi që shihni në foto është vinçieri, Landi Verçani (Hoxha) që humbi jetën në shpërthimin e fuqishëm që tronditi Lushnjen pasditen e sotme.
Pak minuta pas vdekjes së tij, ndërroi jetë edhe i biri Elidon Hoxha 20 vjeç i cili po transportohej për në spitalin e Traumës, por nuk u ka shpëtuar dot plagëve të marra. I riu kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni dhe kishte filluar punë pranë të atit në magazinën e "Rrethrrotullimit të Plastmasit" në këtë zonë.
Ndërkohë në spitalin e Traumës ndodhet dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela. Ky i fundit raportohet se ka dëmtime në mushkëri dhe do i nënshtrohet një ndërhyrje kururgjikale. Ndërkohë një tjetër i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Policia po heton shkaqet e ngjarjes./ZËRI