
VELIPOJË- Një ngjarje tragjike ndodhi dje në plazhin e Veliopjës! Një 19-vjeçar italian humbi jetën, si pasojë e manovrare të gabuara ku u përplasën dy mjete lundruese. Viktima u identifikua si Nicola Iorio, 19 vjeç, nga provinca e Caserta.

Ottavio Corvino, kryebashkiaku i Casal di Principe, qyteti në zonën e Caserta ku jetonte i riu, kujtoi të riun me anë të një postimi në rrjetin social Facebook dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjen.
“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh mësova për vdekjen tragjike të të riut Nicola Iorio, një nga bashkëqytetarët tanë vetëm 19 vjeç. Nicola ka mbetur viktimë e një aksidenti të tmerrshëm në detin e Velipojës, në Shqipëri, gjatë asaj që supozohej të ishte një lojë mes tij dhe miqve të tij. Lajmi tronditi thellësisht komunitetin tonë. Në këtë moment dhimbjeje të madhe, dua t'i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Nicolës. Mendimet e mia shkojnë për ta dhe për të gjithë ata që e njohën dhe e donin. Si kryetar bashkie, vihem në dispozicion për të ofruar çdo lloj mbështetje për familjen në këtë moment të vështirë. Komuniteti ynë është i bashkuar dhe i gatshëm për të mbështetur këdo që ka nevojë”, shkroi Corvino.
Nicola Iorio erdhi me pushime në Shqipëri së bashku me shokun e tij, 20 vjeç. Të dy po bënin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, ku 19 vjeçari u plagos në kokë dhe në qafë. Menjëherë ai u dërgua në spital, por nuk arriti t’i shpëtonte plagëve të marra. /ZËRI