Aktualitet

Manovra e gabuar! Përplasen dy 'Jet Ski' në Velipojë, ndërron jetë 19-vjeçari

I riu u transportua në Spitali Rajonal të Shkodrës, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë lëndimeve të shkaktuara. 

F.I
Manovra e gabuar! Përplasen dy 'Jet Ski' në Velipojë,
Jet Ski

VELIPOJË-Një 19-vjeçar italian ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes me 'Jet Ski'. Ngjarja ndodhi në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, ku si pasojë e manovrave të gabuara, u përplasën dy mjete lundruese. Mjetet drejtoheshin nga dy shtetas të rinj italianë, ku si pasojë e aksidentit, u raportua fillimisht se 19-vjeçari kishte pësuar lëndime të rënda. Nicola Lorio u transportua në Spitalin e Shkodrës, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë lëndimeve të shkaktuara. 

Shoku i tij 20 vjeç ka pohuar që kanë qenë duke bërë manovra. U humb kontrolli dhe u krye aksidenti dhe ngelën të lënduar. 19-vjeçari mori plagë më të rënda, në kokë dhe në qafë si pasojë e përplasjes. 

"N. L., 19 vjeç dhe S. D., 20 vjeç, po lundronin jashtë perimetrit të sigurisë dhe si pasojë e manovrave të gabuara janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës,"-thuhet në njoftimin e policisë.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB