
MALIQ- Xhaxhai i 15-vjeçarit që u plagos me thikë nga babai ka rrëfyer detaje nga ngjarja. Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se i vëllai është nxehur kur e ka parë të birin që rrinte në “Tik Tok” dhe është konfliktuar me të. Sipas tij, në fillim ka marrë telefonin dhe ia ka thyer, më pas e ka qëlluar me biçak.
“Unë e kam nip, sot më lajmëruan kur më thanë më iku truri. Për një punë telefoni janë zënë ata. Shikonte tik tok dhe i ati ia mori dhe ja theu telefonin. Sot nuk kishte shkuar në shkollë. Ai ankohet për djalin, për punët telefoni…çfarë të bëjë unë i shkreti,”- tha xhaxhai për mediat.
Ngjarja ndodhi këtë mëngjes. Siç është raportuar, babë e bir kanë pasur një konflikt për orarin e nisjes së djalit në shkollë. Babai e ka qëlluar me thikë. 15-vjeçari ndodhet në spital.