
TIRANË- Janë zbardhur mesazhet e 28-vjeçarit australian, Cameron Twiss i cili rezulton i zhdukur në Valbonë prej 13 tetorit të vitit 2024. Në bisedat e publikuara në emisionin “Me zemër të hapur”, shihet se 28-vjeçari flet me vëllanë e tij, Stewart.
“Flasin shqip. Mendova se do të vdisja”, ka shkruar Cameron teksa informonte vëllanë e tij për një darkë të me 5 persona, të cilën ai e konsideron “të çuditshme”.
Mesazhet e Cameron me vëllanë e tij:
Cameron: Kisha një darkë të çudishme me një familje me 5 shqiptarë, me një ushqim të mirë. Të gjithë flisnin shqip. Mund të flisnin anglisht por folën në gjuhën e tyre. Teksa po haja darkë dëgjova një nga ata që thotë: “biznes si zakonisht”, çmimi nuk është i njëjtë, nuk janë çmimet normale, por mund të kompensohet me pak ajër që është i mirë”. Në këtë moment, mendova se do të vdisja.
Mesazhi i vëllait: Flet shqip ti? (Qesh)
Cameron: Tani e kuptova që po flisnin për apartamentet në Neë York City dhe nuk kishin ndërmend të më vrisnin mua.
Mesazhi i Cameron Twiss me familjarët e tij mban datën 12 tetor 2024, ora 22:49 minuta.
Të nesërmen e 13 tetorit, ai largohet nga Valbona në orën 5 të mëngjesit së bashku me 50 persona të tjerë, të apasionuar pas hiking, por rrugës ndahet nga grupi dhe udhëton në drejtim të Thethit. Që prej asaj dite, askush nuk di më asgjë për të.