Aktualitet

Hetimet marrin kthesë dramatike, palestinezja në Tiranë u vra nga babai?

Sipas hetimeve dyshohet se e reja u vra nga babai saj dhe jo nga bashkëshorti, siç u raportua fillimisht.

F.I
Hetimet marrin kthesë dramatike, palestinezja në Tiranë u vra nga
Rayyan Alawan

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur Tiranën një ditë më parë (27 shkurt), ku Rayyan Alwan 24-vjeç palestineze u gjet e vrarë me thikë në banesën e marrë me qira. Hetimet për vrasjen e 24-vjeçares kanë marrë një drejtim të papritur. Sipas hetimeve dyshohet se e reja u vra nga babai saj dhe jo nga bashkëshorti, siç u raportua fillimisht.

Pas kërkesës së Shqipërisë për të informuar prindërit e të ndjerës, autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se kanë dyshime se Fati Alwan, një burrë 49-vjeçar, mund të jetë babai i Rayyan, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Viktima dhe autori raportohet se jetonin në Gjermani, nga edhe ku kishin mbërritur në Rinas, ndërsa në aeroport janë prezantuar me dokumente greke. Grupi hetimor ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim pas analizimit të gjitha veprimet e autorit, Fadi Alwan.

Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë. 

Krimi u zbulua më 27 shkurt, ku Ryyan Alwan u gjet e vrarë me thikë në banesën e marrë me qira pranë bllokut të ambasadave, ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur më 22 shkurt. 49-vjeçari nuk është gjetur në banesë, ndërsa Polica është vënë në kërkim të tij. Nga kontrolli që Policia ka bërë në banesë, nuk ka gjetur asnjë veç rrobave të saj dhe një monedhe "10 cent", duke ngritur dyshimet se partneri i ka marrë gjithçka pasi e ka vrarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB