kioska pran taivanit
TIRANË- Një kioskë pranë zonës së Tajvanit është përfshirë nga flakët gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Zjarri është përhapur me shpejtësi, ndërsa në zonë vijojnë protestat dhe grumbullimet e qytetarëve. Ngjarja vjen në ditën e tretë të protestave, të cilat gjatë këtyre ditëve janë shoqëruar me tensione, dëmtime dhe incidente në disa zona të kryeqytetit.
Tubimet e sotme nisën që në orët e paradites, ndërsa protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit./ZËRI
Poll