Aktualitet

Protestat, Avokati i Popullit nis monitorimin në komisariate dhe spitale: Verifikohen të drejtat e të shoqëruarve

Monitorimi synon të verifikojë nëse personave të shoqëruar u janë garantuar të drejtat themelore gjatë procedurave policore. Institucioni ka bërë të ditur se gjetjet do të bëhen publike pasi të konfirmohen.

M.K.
Protestat, Avokati i Popullit nis monitorimin në komisariate dhe spitale:
foto

TIRANË- Avokati i Popullit Endri Shabanika dërguar grupe monitorimi në komisariatet dhe drejtoritë e Policisë në Tiranë, Shkodër e Korçë, si edhe në spitalet ku po marrin trajtim personat e lënduar gjatë protestave.

Monitorimi synon të verifikojë nëse personave të shoqëruar u janë garantuar të drejtat themelore gjatë procedurave policore. Institucioni ka bërë të ditur se gjetjet do të bëhen publike pasi të konfirmohen.

Në Korçë janë shoqëruar 26 persona, 16 prej tyre të mitur, ndërsa në Shkodër janë monitoruar procedurat e ndjekura për katër persona të shoqëruar. Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë administruar edhe pretendimet e tyre lidhur me trajtimin nga Policia.

Ndërkohë, një grup pune vijon monitorimin në Tiranë, ndërsa qytetarët dhe familjarët janë ftuar të paraqesin ankesa individuale në rast të pretendimeve për trajtim të keq apo cenim të të drejtave.

Reagimi i Avokatit të Popullit:

Tiranë, 15 tetor 2026

Përditësim mbi situatën e të shoqëruarve gjatë protestave të sotme

Avokati i Popullit ka dërguar grupe monitorimi në komisariatet e policisë dhe në drejtoritë e policisë në Korçë, Shkodër dhe Tiranë, si dhe në spitalet ku trajtohen personat e lënduar. Qëllimi është të verifikohet nëse të shoqëruarve u garantohen të drejtat themelore, dhe të publikohen gjetjet pasi të konfirmohen.

Korçë

Në Komisariatin e Policisë Korçë ditën e sotme janë shoqëruar 26 persona, nga të cilët 16 të mitur. Aktualisht të gjithë personat e shoqëruar janë liruar dhe një pjesë e tyre po procedohen në gjendje të lirë.

Shkodër

Përfaqësuesit e zyrës rajonale kanë monitoruar Drejtorinë e Policisë Shkodër, ku janë kryer veprimet procedurale për katër persona të shoqëruar. Ne kemi administruar ankesat e tyre për trajtimin që në momentin e shoqërimit nga policia, si dhe pretendimet për garantimin e të drejtave të garantuara në Kushtetutë.

Një grup pune po monitoron situatën në komisariatet e policisë dhe në spitalet e Tiranës, dhe shumë shpejt do të raportojmë mbi gjetjet parapake.

Përveç hetimeve kryesisht, Avokati i Popullit fton qytetarët dhe familjarët e tyre t'i drejtohen institucionit me ankesa individuale për pretendime në lidhje me trajtimin nga Policia e Shtetit.

Na kontaktoni:

Adresa: Blv. "Zhan D'Ark", Nr. 2, Tiranë

Tel: 04 2 380 300 / 068 903 4648

Email: [email protected]/ZËRI

Poll

MOS HUMB