
KAVAJË- E paska tepruar këtë radhë me "vjedhje" kryetari i Bashkisë Kavajë. Fisnik Qosja i ka dhënë rreth 440 milionë lekë të vjetra me TVSH firmës që ofroi shifrën më të lartë në një tender ku tre firma të tjera ofruan më pak se fituesi. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit që mban numrin e referencës REF-94268-01-31-2024 dhe ka si objekt “Blerje asfalti”, për një fond limit në vlerën 37,500,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 450 milionë lekë të vjetra me TVSH.


Sipas dokumentave të procedurës në garë kanë marrë pjesë 4 kompani, nga të cilat Qosja ka shpallur fituese firmën me ofertën më të lartë. Bëhet fjalë për firmën A.L-ASFALT në pronësi të Astrit Varaku dhe Luan Mema.
Kjo firmë fitoi me vlerën 37,001,301 lekë të reja pa TVSH ose rreth 440 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Nëse krahasojmë këtë vlerë me vlerën më të ulët të ofruar nga të tjerët, del një diferencë prej gati 150 milionë lekësh të vjetra me TVSH.

Por vlera fituese del sa 99% e fondit limit, haptazi një tjetër rast vjedhjeje./ZËRI