Aktualitet

"Ferri"/ SHMU: Temperaturat do shkojnë deri në 44 gradë

Në njoftimin që ka bërë për qytetarët SHMU, lajmërohet se temperaturat pritet të shkojnë këtë javë deri në 44 gradë.

k.m.
"Ferri"/ SHMU: Temperaturat do shkojnë deri në 44 gradë
Moti në Shqipëri

TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi se temperaturat e larta në vendin tonë, ndërkohë që pritet të vazhdojnë edhe në fillim të javës tjetër. Në njoftimin që ka bërë për qytetarët SHMU, lajmërohet se temperaturat pritet të shkojnë këtë javë deri në 44 gradë. Dje, temperatura më e lartë u shënua në Elbasan, me 40 gradë celcius, ndërsa sot zhiva e mërkurit shënoi 42 gradë. Megjithatë përgjatë javës, temperaturat pritet që të rriten. 

HARTA LIVE: 

NJOFTIMI I SHMU:

Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë, ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 40 gradë në qytetin e Elbasanit. Ditën e sotme ne presim një rritje të mëtejshme të temperaturave, të cilat në orët e mesditës parashikohet që termometri të shkoi deri në 42 gradë celsius në zonat e ulëta.

Edhe ditët në vijim pritet që kjo valë e të nxehtit të jetë prezente mbi vendin tone. Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në mesin e javës tjetër, ku ditën e hënë dhe ditën e martë temperaturat pritet të shkojnë deri në 44 gradë celsius./ZËRI

Poll

MOS HUMB