KORÇË- Dy vëllezërit, Ramadan dhe Xhon Hasani, kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës pas një konflikti të ndodhur mbrëmë në këtë qytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ku dy vëllezërit kanë dhunuar fizikisht dy fqinjët e tyre, Bledar dhe Anci Gegolli. Sipas burimeve policore, gjithçka ka nisur pas një sherri mes fëmijëve të dy familjeve pranë banesave të tyre, ndërsa më pas janë konfliktuar fizikisht edhe katër të rriturit.
View this post on Instagram
Bledar dhe Anci Gegolli kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe një automjet, të cilit i janë thyer xhamat me një lopatë metalike.
Ramadan dhe Xhon Hasani akuzohen nga uniformat blu për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shkatërrimi i pronës”. /ZËRI