VAU I DEJËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku 2 persona kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe kanë humbur jetën. Sipas Policisë, ngjarja e rëndë ndodhi teksa të dy personat po rregullonin një instalim të brendshëm elektrik në një biznes privat anës rrugës së Komanit, i cili funksiononte si lokal.
Njoftimi i Policisë:
Vau i Dejës/Informacion paraprak-Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit.
Si pasojë, shtetasi S. P. dhe shtetasi D.D kanë humbur jetën gjatë transportimit për në spital
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Viktimat janë roja i lokalit Sokol Preka, 40 vjeç, dhe David Deda, 46 vjeç, me profesion elektricist në nënstacionin elektrik të Komanit.
Dy personat, nuk u mbijetuan dot dëmtimeve të marra dhe ndërruan jetë gjatë transportimit për ndihmë mjekësore në spital./ZËRI