
BRITANI E MADHE- Një grup shqiptarësh kanë përfunduar në pranga në Angli, të akuzuar se trafikonin ilegalisht me anije emigrantë nga Europa për në Britaninë e Madhe. Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), një grup i krimit të organizuar ka punuar me partnerë të ndryshëm për të shkatërruar grupin e krimit të organizuar me bazë në Shqipëri.
Ata janë hetuar nga NCA për një periudhë rreth një viti, ku rezultoi se përdornin anije që vizitonin portet më të vogla rreth bregut të Mbretërisë së Bashkuar. Operacioni i parë i tillë u zhvillua në gusht 2023, kur pesë shtetas shqiptarë u arrestuan për shkelje emigracioni në portin Goole, ndërsa tjetri u realizua më 19 qershor 2024, duke synuar të njëjtën anije mallrash, në të njëjtin port.
Të gjithë anëtarëve të ekuipazhit në varkë iu ndalua hyrja në Mbretërinë e Bashkuar.
Një shtetas tjetër shqiptar (31 vjeç ) i cili ishte në bord, por nuk ishte anëtar i ekuipazhit, u arrestua për shkelje të ligjit të emigracionit./ZËRI