Aktualitet

Kryeprokurori italian ngre alarmin: Shqiptarët s'janë më çirakë, por ndërmjetësues për drogën

Lo Voi tha se prania e tyre ndihet në qytetin e Romës.

k.m.
Kryeprokurori italian ngre alarmin: Shqiptarët s'janë më
Francesco Lo Voi

ROMË- Kryeprokurori italian Francesco Lo Voi ka ngritur alarmin për zgjerimin e mafias shqiptare në Itali. Media italiane "Repubblica", kryeprokurori i Romës, Francesco Lo Voi dhe Ilaria Calò, theksuan se shqiptarët nuk janë më çirakë të mafias lokale, por janë kthyer në ndërmjetësues të ndërkombëtarë droge. Në Komisionin Parlamentar anti-mafia, nga ana tjetër, Calò shpjegoi se si mafia shqiptare ka bërë kapërcimin përfundimtar në qytetin e Romës.

Lo Voi tha se prania e tyre ndihet në qytetin e Romës.

"Në disa hetime "janë gjetur tashmë marrëdhënie midis kriminelëve të pastër dhe kriminelëve "politikë". Kjo është arsyeja pse në prani të një situate veçanërisht komplekse, të vështirë për t'u përballuar, nëse do të krijohej një bashkim mes krimit dhe sektorëve politikë, gjithçka do të ngrihej në një nivel më të lartë. Prania e krimit të tipit mafioz vazhdon të ndihet në qytetin e Romës, në qendrat e zonës metropolitane dhe në provincat e tjera të Lazios me karakteristikat e mafias tradicionale, të cilat e kanë të lehtë të riinvestojnë paratë e paligjshme në aktivitetet e pastrimit të parave, jo vetëm në ndërtim, por edhe në hoteleri dhe shërbime të tjera,”- tha ai.

Zgjidhja? Për Lo Voi është e nevojshme që ligjvënësit të vazhdojnë të ofrojnë mjete për të luftuar fenomene të tilla kriminale që prekin ekonominë, demokracinë, lirinë e sipërmarrjes, menaxhimin e tregut dhe vetë marrëdhëniet shoqërore./ZËRI

Poll

MOS HUMB