Aktualitet

Favorizuan komplekset e luksit, zbardhet skema e punonjësve të Bashkisë Korçë: 30 mln lekë dëm shtetit

Punonjësit e pezulluar nga detyra, i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 30 milionë lekësh të rinj

E.K
Favorizuan komplekset e luksit, zbardhet skema e punonjësve të
Korce

KORÇË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skema e abuzimit që kanë ndjekur 4 punonjës të Bashkisë së Korçës, duke favorizuar ndërtimin e komplekseve luksoze, të cilëve iu kanë llogaritur gabim vlerën e taksave që duhet të paguajnë. 4 punonjësit e Bashkisë u pezulluan nga puna, ndërsa ndaj tyre prokuroria kërkoi masën e detyrimit të paraqitjes, e cila u miratua nga Gjykata.

Punonjësit e pezulluar:

1. Zhaneta Lubonja, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

2. Ermal Gjermeni, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë e Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

3. Olvas Petro, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë specialist i Buxhetit, si dhe në cilësinë e specialistit të përllogaritjes së taksës së ndikimit të infrastrukturës, Bashkia Korçë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

4. Soniel Prifti, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Sipas asaj që mësohet nga Prokuroria e Korçës, janë gjetur shkelje në procedurën e lejeve të ndërtimit për 20 subjekte. Të proceduarit, për qëllime përfitimi kanë dhënë leje ndërtimi për objekte të deklaruara për banim, ndërkohë që ato janë shfrytëzuar për tregti.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet e banimit është 3% e vlerës së investimit, ndërkohë për objektet e shërbimit dhe tregtisë, kjo taksë është 8% e vlerës së investimit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB