Aktualitet

Favorizuan komplekset e luksit duke iu marrë pak taksa, pezullohen nga detyra 4 punonjës të Bashkisë Korçë

Këta persona kanë llogaritur gabim taksat, me qëllim për përfitime personale, duke favorizuar komplekset e luksit

E.K
Favorizuan komplekset e luksit duke iu marrë pak taksa, pezullohen nga
Bashkia Korce

KORÇË- 4 zyrtarë të Bashkisë së Korçës janë pezulluar nga detyra, për shkak se kanë llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën për ndërtimet dhe komplekset e luksit. Ka qenë prokuroria e Korçës që ka ngritur ndaj tyre akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak se kanë shkelur ligjin për qëllime fitimi personale. Personat e pezulluar nga detyra, dhe vendosur nën akuzë janë:

1. Zhaneta Lubonja, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

2. Ermal Gjermeni, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë e Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

3. Olvas Petro, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë specialist i Buxhetit, si dhe në cilësinë e specialistit të përllogaritjes së taksës së ndikimit të infrastrukturës, Bashkia Korçë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

4. Soniel Prifti, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Sipas prokurorisë, personat e sipërpërmendur dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllime përfitimi individual subjekte dhe individë të veçantë, duke llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe komplekset e luksit në lagjet 1, 2, 3 11, 12 të qytetit të Korçës në masë më të ulët se sa duhej të paguhej në bazë të ligjit 107/2014, VKM 408, datë 13.05.2018 apo dhe Vendimeve të Këshillit Bashkiak për periudhën 2020-2023, duke shpërdoruar detyrën dhe duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshëm të shtetit.

Nga hetimet rezulton se kjo paligjshmëri iu ka sjellë subjekteve përfitime të padrejta monetare dhe i ka sjellë shtetit dëm ekonomik me vlerë mbi 30 milionë lekë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB