Aktualitet

Çfarë ndodhi? Hiqet pas një muaji memoriali për 4 policët e vrarë nga Dritan Dajti (FOTOT)

Nuk dihet ende arsyeja e heqjes, apo se kur do të rivendoset pllakata përkujtimore e 4 policëve, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” të qytetit bregdetar.

F.I
Çfarë ndodhi? Hiqet pas një muaji memoriali për 4
PAMJE NGA NGJARJA

DURRËS- Efektivët e Policisë së Shtetit, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari, të cilët janë shpallur dhe “Dëshmorë të atdheut”, u nderuan me një memorial 15 vite pas ekzekutimit të tyre. Por më pak se një muaj nga nderimi i tyre, memoriali është shkulur nga muri. E vetmja gjë që ka ngelur janë vidat.

Çfarë ndodhi? Hiqet pas një muaji memoriali për 4
PAMJE NGA VENDNGJARJA
Çfarë ndodhi? Hiqet pas një muaji memoriali për 4
PAMJE NGA VENDNGJARJA

Nuk dihet ende arsyeja e heqjes, apo se kur do të rivendoset pllakata përkujtimore e 4 policëve, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” të qytetit bregdetar.

Efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, mbetën të vrarë në operacionin e 7 gushtit të vitit 2009, kur ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dritan Dajtin, i cili ishte në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo./ZËRI

Poll

MOS HUMB