Aktualitet

Vritet me plumb në kokë shqiptari në Itali

Sipas hetimeve fillestare, 34-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në kokë.

Redaksia Zëri
Vritet me plumb në kokë shqiptari në Itali
Klaudio Myrtaj

ITALI- Klaudio Myrtaj, një 34-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se Myrtaj është gjetur me plagë të shumta në trup e kokë një ditë më parë, në një punishte artizanale në qendër të Vernante, në zonën Cuneo, në via Umberto. Ai është dërguar në spital, por 24 orë më vonë, ka ndërruar jetë në duart e bluzave të bardha.

Plaga në kokë i ishte shkaktuar nga një e shtënë me armë zjarri, gjë që ka sjellë dhe humbjen e jetës së të riut. 

Sipas hetimeve paraprake, autori që ka vrarë 34-vjeçarin, ka përdorur një armë zjarri me silenciator, pasi banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna. Autoritet italiane po punojnë për të zbadhur dinamikën dhe motivin e ngjarjes, të cilat janë ende të paqarta.

Myrtaj kishte mbërritur në Itali rreth dy vite më parë dhe ishte punëtor në kantieret e rrugëve. Deri më tani nuk bëhet me dije nëse ai ka pasur ndonjë problem me ndonjë person. 

 

Poll

MOS HUMB