
ITALI- Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur duke transportuar mallra të vjedhura në Zvicër. Siç raportojnë mediat italiane, Albert Isufi po udhëtonte me një automjet tip Mercedes Glc 200, kur u ndalua nga policia në vendin e quajtur Rovello Porro.
Pas kontrollin në makinë, policia gjeti një pistolete "Sig parabellum 9", një pistoletë e kalibrit 22 të Amerikës së Veriut, një pushkë "Sig 5.56x45", tre karikatorë për pushkë, 66 fishekë Lugher të kalibrit 9 dhe një gëzhojë.
Po ashtu në mjetin e Isufit janë gjetur mallra të tjera të vjedhura: një çantë me 216 takëm argjendi, 3 laptopë, një iPhone, nëntë shishe me pije alkoolike, veshje dhe një kaçavidë e madhe.
Në makinë u gjetën disa karta identiteti, katër pasaporta, njëra prej të cilave ishte greke, me të cilën fillimisht tentoi të kalohej si shtetas grek. Para gjykatës, ai ka deklaruar se e dinte që po transportonte mallra të vjedhura por nuk dinte për çfarë bëhej fjalë./ZËRI